Vjosa Duli, është një grua e zonja, nënë e tre fëmijëve, dizenjatore e modës së lartë. Tregon se qysh në moshë të re është magjepsur nga e bukura dhe fuqia transformuese. Sot, ëndrra e saj për të krijiar gjëra të mrekullueshme është kthyer në realitet, madje është bërë profesionini i saj.
“Që nga mosha e re, gjithmonë kam pasur një magjepsje për pjesët e bukura dhe fuqinë e tyre transformuese. Më shumë se tre vite më parë, kam filluar të ofroj fustanet e mia me qira. Disa nga këto fustane janë dizajnuar nga krijues të mëdhenj nga Kosova, para se të nisja të krijoja vetë gjërë unike. Sot, angazhohem plotësisht në punën time, duke ofruar krijime të personalizuara me një vëmendje të veçantë ndaj detajeve dhe rafinimit”.
Për Vjosen, gjithçka filloi disa vite më parë, kur u motivuq nga një mikeshë e sëj, e cila është gjithashtu dizajnere në Kosovë. “Puna e saj më inspiroi, por unë dëshiroja të ofroja diçka ndryshe, diçka që mund të ishte e arritshme për të gjitha gratë, dhe jo vetëm për ato që kanë mundësi financiare. Kështu lindi ideja për të ofruar fustane të modës së lartë me qira, duke i mundësuar çdo gruaje, pavarësisht burimeve të saj financiare, të veshë krijime ekskluzive”, thotë dizenjatorja tashmë me emër në Zvicër dhe jo vetëm.
Biznesi i Vjoses është i fokusuar në dhënien me qira të fustaneve të modës së lartë, me qëllim të ndryshimit të mentaliteteve për sa i përket konsumit të tepërt.
“Në epokën e rrjeteve sociale, është e zakonshme që një veshje të vishet vetëm një herë, dhe është për të ardhur keq që të investohen shuma të konsiderueshme për pjesë luksoze për një përdorim të vetëm. Përpiqem t’u shpjegoj klienteve të mia se marrja me qira është një zgjidhje elegante dhe e përgjegjshme”.
E, megjithatë, artistja e dizajnjt të modës dhe stafi i saj ofrojnë gjithashtu mundësinë për të krijuar fustane me porosi, përveç atyre që janë të disponueshme për marrje me qira.
“Ajo që më dallon është përkushtimi im i jashtëzakonshëm ndaj detajeve. Çdo fustan që krijoj ose zgjedh është ndërtuar në mënyrë të përsosur, me një vëmendje të kujdesshme ndaj çdo elementi, nga prerja deri te përfundimet. Gjithashtu sigurohem që çdo pjesë të përshtatet në mënyrë të përkryer me fizikun e çdo klienteje, në mënyrë që ajo të ndihet unike dhe e vlerësuar.
Me Vjosen, flasim edhe për nivelin e interesimit të klienteles, që ajo pohon se është mjaftë i madh. “Ka një interes të madh, veçanërisht sepse Kosova është sot shumë e vlerësuar në botën e modës. Shumë yje ndërkombëtarë veshin krijime nga stilistë kosovarë, gjë që tashmë i jep një vlerë të parë fustaneve të mia. Ky interes fillestar shpesh përforcohet nga fakti se klientet e mia pëlqejnë idenë e të pasurit një fustan unik për një rast të veçantë, pa pasur nevojë të bëjnë një investim të përhershëm. Për më tepër, çmimet e mia mbeten konkurruese duke ofruar pjesë ekskluzive, gjë që tërheq një klientelë gjithnjë e më të gjerë. Interesi rritet çdo ditë, ndërsa kjo qasje tërheq gjithnjë e më shumë gra.
Po, cilat janë planet e Vjoses? Dizenjatorja shqiptare në Zvicër, tregin se ka në plan të vazhdoj ta zgjeroj biznesin e saj, duke prezantuar koleksione të reja dhe duke forcuar klientelën time ndërkombëtare. “Ambicia ime është gjithashtu të vendos filiale në vende të tjera për të rritur besimin e klientëve. Edhe pse krijimet e mia tashmë janë të disponueshme për qira në të gjithë botën, prania e filialeve lokale do të ofronte një siguri shtesë për ata që kanë frikë nga mashtrimet online. Kjo do t’u mundësonte atyre të shohin pjesët nga afër para se të bëjnë zgjedhjen e tyre përfundimtare. Paralelisht, do të vazhdoj të bashkëpunoj me ngjarje prestigjioze duke ruajtur oferta të arritshme dhe çmime konkurruese, veçanërisht për qiratë në Zvicër”.
View this post on Instagram