Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vjosa Osmani ia uron Ditën e Presidentëve Joe Bidenit

nga Revista Kosovarja

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ia ka uruar Ditën e Presidentëve të parit të SHBA’së, Joe Biden.

Osmani, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se amerikanët çdoherë do gjejnë president që ua përfaqëson interesat e tyre.

“I nderuar Joe Biden, urime Dita e Presidentëve. Dita e sotme duhet të shërbejë si kujtesë për t’u udhëhequr nga mençuria dhe maturia e atyre që ishin themeluesit e demokracive tona. Jam i bindur që amerikanët gjithmonë do të gjejnë një President që përfaqëson më së miri interesin dhe nevojat e tyre”, ka shkruar ajo në ‘Twitter’.

Dita e Presidentëve, njihet gjithashtu si Ditëlindja e Uashingtonit. Ështënjë festë federale që festohet gjithmonë të hënën e tretë të shkurtit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo festë për herë të parë u mbajt më 1796-ën, për të përkujtuar ditëlindjen e George Washington.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]