Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është intervistuar nga një media kroate, ku ka deklaruar se nëse ushtria serbe provon të kalojë kufirin me Kosovën do të përballen me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidentja e vendit tha se Kosova është e qartë se çfarë pret nga finalja e dialogut dhe ajo është njohja e ndërsjellë.
“Kryeministri Kurti prezantoi pikëpamjet e Kosovës kur bëhet fjalë për bashkëpunimin rajonal. Arritja e paqes së qëndrueshme përmes drejtësisë lidhet gjithashtu me problemet e të drejtave të pakicave dhe ndriçimin e fatit të personave të zhdukur. Këto ishin temat e takimit fillestar, prezantues. Ne do të shohim se si do të zhvillohen gjërat më 25 korrik. Unë mendoj se është shumë herët për të gjykuar procesin dhe për të nxjerrë një përfundim të qartë dhe përfundimtar. Por ne jemi shumë të qartë për pritjet tona dhe ato janë identike me ato të theksuara në letrën e dërguar nga Presidenti Joe Biden. Ajo përcakton qartë se ky proces duhet të ketë për qëllim njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne presim”, ka thënë Osmani për median kroate.
