Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vllaznim Kelmendi feston ditëlindjen, biznesmeni nga Kosova që ndërtoi ura suksesi në Gjermani

nga Revista Kosovarja

Biznesmeni shqiptar nga Kosova, Vllaznim Kelmendi, i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Essen të Gjermanisë, vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm të diasporës shqiptare në fushën e biznesit.

Mbi artikull

Ai është pronar dhe drejtor i kompanive “Kelmendi GmbH” dhe “Kelmendi Immobilien Verwaltung GmbH”, përmes të cilave ka ndërtuar një aktivitet të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në tregun gjerman. Përkushtimi, profesionalizmi dhe vizioni afatgjatë e kanë bërë atë një figurë të respektuar në komunitetin shqiptar atje.

Kelmendi është gjithashtu ndër themeluesit e Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, një organizatë që numëron mbi 500 firma anëtare aktive. Ky union synon të motivojë dhe të inkurajojë shqiptarët që jetojnë në Gjermani për të investuar në Kosovë, duke forcuar lidhjet ekonomike mes diasporës dhe vendlindjes.

Përveç angazhimeve profesionale, ai njihet për përpjekjet e tij në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve shqiptare në diasporë dhe atyre në Kosovë, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe në fuqizimin e rrjeteve të sipërmarrjes.

Moneytizer Paragrafi 4

Sot, me rastin e ditëlindjes së tij, Vllaznim Kelmendi ka marrë urime të shumta nga personalitete të njohura, bashkëpunëtorë dhe miq, të cilët vlerësojnë jo vetëm suksesin e tij profesional, por edhe kontributin e vazhdueshëm për komunitetin shqiptar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]