Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vlora Çitaku i del në mbrojte Edi Ramës: E kam parë dhe dëgjuar për mbështetjen që i jep Kosovës

nga Revista Kosovarja

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me komentet e ndryshme, që kanë pasuar pas fotografive të publikuara nga darka e liderëve të Evropës Juglindore në samitin SEECP në Selanik të Greqisë, ku paraqiten raportet e ftohta ndërmjet presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Mbi artikull

Nënkryetarja e PFK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me radhë.

“Sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror. E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohshëm. Ne mund të mos pajtohemi me Kryeministrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera”, ka shkruar Çitaku, përcjell Telegrafi.

“Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës. Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet” ka shkruar ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

Më tej, ajo ja thënë se “është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me ua përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarësinë tonë”.

“Mos krijoni gogola. Mos krijoni armiq të paqenë”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe, në një fotografi të publikuar nga vet presidentja Osmani, nga darka e liderëve të Evropës Juglindore në samitin SEECP në Selanik të Greqisë, ajo shihet tek ia ka kthyer shpinën kryeministrit Rama, i cili ishte ulur pranë saj.