fbpx

Vlora Çitaku për Albulena Haxhiun: Neveritëse, shqetësuese, totalitare

nga Revista Kosovarja

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dalë me një video ku akuzon Prokurorinë Speciale se nuk po merret me ata që kanë shkelur ligjin.

Përmes videos së publikuar në Facebook, Haxhiu ka deklaruar se auditori i brendshëm i Ministrisë së Drejtësisë ka gjetur keqpërdorim në dhënien e një prone në Vushtrri te një person fizik.

“Në vitin 2020, ish ministri i Drejtësisë dhe ish-drejtroi i burgjeve kishin dhënë pronën publike prej 2 hektarësh e 12 metra në shfrytëzim për 10 vite për person fizik. Sapo e kuptuam kërkuam nga auditori i ministrisë së Drejtësisë që ta auditojë procesin se si është dhënë prona publike në shfrytëizm te një person fizik, nga të gjeturat e auditorit kemi gjetur se kontrata është lidhur pa asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore mes personit fizik dhe ish-zyrtarëve”, ka thënë ajo.

Sipas Haxhiut, vendimi i tyre për anulimin e kontratës u vërtetua si i ligjshëm nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, por, ajo deklaron se Prokuroria Speciale nuk ngriti aktakuzë.

“Kemi anuluar njëanshëm kontratën e paligjshme, dhe vendimi ynë është vërtetuar si i drejtë dhe i ligjshëm edhe nga Gjykata Themelore në Mitroivcë. Kemi bërë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ish-ministrit dhe ish-drejtorit, Prokuroria Speciale në vend të ngritjes së aktakuzës, ka nxjerrë vendim për hudhjen e kallëzimit penal me arsyetimin se nuk ka shkelje penale pasi nuk ka dëme të shkaktuara, edhe pse përkundër faktit që kontrata ishte realizuar pjesërisht sepse një hotel është rrënuar në mënyrë të kundërligjshme”, tha ajo.

Më tutje, Haxhiu akuzoi Prokurorinë Speciale se në vend që të merret me ata që kanë shkelur ligjin, po merret me auditorin e brendshëm.

“Në vend se prokuroria të merret me ata që kanë shkelur ligjin, kanë zgjedhur që të merren me auditorin e brendshëm. Veprimet tona për ndalje të abuzimeve dhe keqpërdorimeve, tashmë janë objekt hetimi nga prokurorira, në vend se të ishte e kundërta”, tha ajo.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar nënë kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Neveritëse. Shqetësuese. Totalitare”, ka shkruar Çitaku.

“Si duket Ministrja e Drejtësisë nuk e ka idenë për peshën e pozitës që mbanë përkohësisht”.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]