Vlora Fetaj-Veseli është profesionistja e dëshmuar e fushës së parukerisë, që e ka kryer shkollën profesionale për frizere në vitin 2001, duke u çertifikuar si frizere për femra dhe meshkuj. Vlora Coiffure është frizere e pavarur, kryen shërbime ekskluzive dhe trajnon studentët e rinjë në profesionin fantastik të parukerisë.
Vlora nuk është ndal asnjëherë, duke ecur sukseshëm si frizere, duke u paisur kështu me çertifikatë federale të kapacitetit – CFC.
Aftësimi i saj e ka bërë që të jetë mjeshtre e jashtëzakonshme e fushës së bukurisë.
Shkollimi, por edhe përvoja e gjatë, bënë që Vlora Fetaj-Veseli të jetë edhe trajnere profesionale.
“Trajnerët janë për mua si lloj mentori. E kemi për detyrë të këshillojmë dhe ti mësojmë nxënësit që dëshirojnë të bëhen frizer. Pasioni dhe dashurinë për këtë profesion duhet ta kalojmë tek tjerët”, thotë Fetaj-Veseli.
Vlora e zhvillon aktivitetin në një salloni me emër në qytetin e Clarens afër Montreux, që gjjthashtu quhet ashtu Riviera vaudoise, ku ofrohen prerje dhe rregullimeve të flokëve për fëmijë, femra dhe meshkuj, si dhe bëhet rritja e flokëve “extensions” për femra.
Mes të gjjtha angazhimeve dhe një punë të shkëlqyer, Vlora Fetaj-Veseli ja dal të jetë edhe bashkëshorte dhe nënë e shkëlqyer e tre fëmijëve të mrekullueshëm.