Altruizmi është diçka me të cilën lind, ndjenjë që me kalimin e viteve zhvillohet e rritet.
Një vajzë e vogël nga kryeqyteti, që quhet Atika Hetemi, ka dhuruar flokët e saj të gjatë e të bukur për fëmijët me karcinomë.
Pesë vjeçarja, e shoqëruar me prindërit e saj, ka bërë dorëzimin e flokëve në klinikën “Natal”, tek pediatri i njohur Ismail Lutolli.

Doktori i fëmijëve ka njoftuar në faqen e tij në Facebook për gjestin human e madhështor të vogëlushes simpatike, shkruan “Kosovarja”.
https://www.facebook.com/drismaillutolli/posts/1074552283057842
