Votimi i 21 prillit, sot përfundon afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve

nga Revista Kosovarja

Sot përfundon afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të kryetarëve aktual, OJQ-ve vendore/ndërkombëtare dhe mediave.

Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike të kryearëve aktual (Lëvizja Vetëvendosje dhe Parta Demokratike e Kosoëvs, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se sot, më 15 prill 2024 përfundon afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.”

Ai tha se vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këtë proces votimi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]