fbpx

Votohet buxheti më i madh në historinë e komunës së Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Kuvendi Komunal i Prishtinë miratoi Buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2023 në vlerë 105 milion e 675, 981 €.

Ky është buxheti më i madh në historinë e komunës.

Buxheti është i planifikuar nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe paraqet një pjesë të projekteve të premtuara në vjeshtën e kaluar.

Sipas asamblistëve që votuan pro buxhetit, infrastruktura brenda qytetit, zgjidhja e problemeve në komunikacion, ndërtimi i pesë shkollave dhe dy çerdheve të reja (përveç 3+3 të tjera me buxhet donacion) etj. do të jenë prioritetet e buxhetit 2023.

Ndërsa ndërtimi i Spitalit të Prishtinës do të jetë gjithashtu një investim tjetër i cili do të jetë investimi më i madh në vend që ka ndodhur ndonjëherë në shëndetësinë lokale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]