Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Voziti në kahun e kundërt, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për 1 vit

nga Revista Kosovarja

Gjatë ditës së enjte, në rrjetet sociale është publikuar një video-incizim i një automjeti duke qarkulluar në kah të kundërt në autostradën “Arben Xhaferi”.

Mbi artikull

Policia ka identifikuar shoferin e automjetit, ndaj të cilit ka shqiptuar gjobë prej 500 eurove, pesë pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për një vit.

“Me datën 23.01.2025 në rrjete sociale është publikuar një video-incizim i një automjeti duke qarkulluar në kahje të kundërt në Autostradën “Arben Xhaferi”. Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me stacionin Policor – Hani i Elezit ka identifikuar shoferin që ka drejtuar mjetin në kahjen e kundërt, i njëjti është gjobitur me 500€, 5 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]