Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vrasësi serial kanibal – tmerron gjykatën me detajet e vrasjeve të tij

nga Revista Kosovarja

Një 72-vjeçar meksikan, i cili u arrestua para disa ditësh si i dyshuar për vrasjen e 9 femrave, ka pranuar para gjykatës se ka vrarë 7 prej tyre, duke shtuar se viktimës së fundit i kishte hequr edhe fytyrën, pasi “ishte e shumë e bukur”.

Mbi artikull

“Dua t’ju tregoj vetëm të vërtetën. Ia hoqa fytyrën sepse ishte shumë e bukur. Ajo që u bë, u bë”, tha ai që mediat e quajnë “vrasësi serial kanibal”.

Andrés Mendoza e bëri deklaratën shokuese gjatë 4 orëve që zgjati seanca, ku u akuzua zyrtarisht për vrasjen e gruas së një polici të zonës.

I moshuari, i cili punonte si kasap, u arrestua pasi gruaja 34-vjeçare e policit u zhduk dhe policia kontrolloi banesën e tij. Gjatë kërkimeve, u gjetën eshtra të saj, së bashku me eshtra të 9 grave të tjera, video me vrasjet e tyre dhe objekte personale të viktimave.

Moneytizer Paragrafi 4

Mendoza pranoi para gjykatës se ka ngrënë pjesë nga trupi i viktimave. Edhe pse Mendoza tha se ka vrarë 7 gra, hetuesit mendojnë se numri i viktimave që nga viti 2001 mund të jetë 20.




Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]