Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vrasja e dyfishtë në Drenas, burgim i përjetshëm për të akuzuarin që vrau babë e bir

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Xhafer Bardhit, duke e dënuar me burgim të përjetshëm lidhur me akuzën se si rezultat i një mosmarrëveshjeje pronësore kishin privuar nga jeta 15-vjeçarin A.M., dhe prindin e tij B.M. Kurse, djali i tij Amir Bardhi, u lirua nga akuza

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve u shpall të hënën, nga kryetari i trupit gjykues Agim Kuçi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Amir lirohet në mungesë të provave dhe të njëjtit i ndërpritet masa e paraburgimit.

Po ashtu, konfiskohet arma me të cilën është kryer vepra penale.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas aktakuzës së përpiluar më 28 shkurt 2022, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të pandehurit Xhafer Bardhi dhe Amir Bardhi, ngarkoheshin se më 5 prill 2021 në vendin e quajtur “Zabel” në pyllin e fshatit Gradicë, për shkak të një mosmarrëveshje pronësore rreth së drejtës së shfrytëzimit të malit, me dashje të pandehurit Bardhi në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta të miturin- tani të ndjerin A.M 15-vjeçar dhe prindin e tij B.M.

Aktakuza thotë se të njëjtit kanë vënë në rrezik dhe jetën e personave tjerë, të dëmtuarave Valdrin, Valmir dhe Driton Muja, në atë mënyrë që derisa i pandehuri Amir Bardhi ka qenë duke ecur rrugës së malit bashkë me djalin e axhës së tij, dëshmitarin Fisnik Bardhi, aty takohen me të dëmtuarin Valdrin Muja, i cili ka shkuar nga mali, vendi ku ka qenë duke prerë drunj, për ta marrë traktorin dhe për të ngarkuar drunjtë të cilat kanë qenë duke i prerë në mal.

Më pas, aktakuza thotë se Amiri e ka pyetur Valdrinin se “çka jeni duke bërë” dhe se i njëjti i tregon se janë duke prerë drunj në mal dhe më pas i dëmtuari Valdrin vazhdon rrugën në drejtim të vendit ku kanë qenë duke prerë drunjtë, ndërsa Amiri dhe Fisniku po ashtu ndahen.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Amir nëpërmjet telefonit e njofton të pandehurin Xhafer se të dëmtuarit janë duke prerë drunj në mal të cilët bisedojnë për 62 sekonda.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]