Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vrasja e Enver Bajraktarit raportohet se ndodhi për arsye të një mosmarrëveshje të hershme pronësore

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit. Pas ndalimit në polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale.

Mbi artikull

I njëjti është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar procedurat e mëtutjeshme ligjore.

Sipas Sinjalit viktima dhe i dyshuari kishin edhe një mosmarrëveshje të hershme pronësore, e cila dyshohet se ka çuar deri në këtë krim të rëndë.

Policia pati raportuar se më 4 gusht ka gjetur një trup të pajetë të groposur në një arë të këtij fshati. Më vonë u bë e ditur se viktima ishte Enver Bajraktari.

Moneytizer Paragrafi 4