Një person është aksidentuar e më pas është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Batllavë të Podujevës.
Burimet kanë thënë se viktima derisa po e ngiste biçikletën e tij, është goditur nga prapa me një automjet ndërsa i dyshuari më pas ka shtënë me armë duke e lëndë të vdekur.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se autori dhe viktima janë familjarë (djemë të axhës).
Sherri që ka çuar deri tek vrasja është vërtet i ulët.
Mësohet se futja e lopës në arën e familjarit dhe dëmtimi i tre kilogramëve pasul ka acaruaruar dy familje, e që më pas njëri nga ta ka goditur me veturë djalin e axhës, për ta vrarë me pas nga prapa me plumb.