fbpx

Vrasje në Podujevë

nga Revista Kosovarja

Një person me inicialet M.K. i moshës 30-vjeçare është vrarë sot rreth orës 16:00 në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se policia ka arrestuar 34-vjeçarin me inicialet F.B.

“Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Tutje ajo ka shtuar se policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjuetisë.

“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, përfundoi ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]