Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vrasje në tentativë në Podujevë, i dyshuari ende i arratisur

nga Revista Kosovarja

Në fshatin Sibovc të Podujevës dje ka ndodhur një vrasje në tentativë.

Mbi artikull

Sipas policisë, një person dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri një person.

Vetura e viktimës sipas policisë është qëlluar me pesë predha në bagazh.

I dyshuari gjendet në arrati.

Moneytizer Paragrafi 4

“Fsh. Sibofc, Podujevë 12.07.2023 – 19:34. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në drejtim të tij kishte gjuajtur me armë zjarri i dyshuari mashkull kosovar. Vetura e viktimës ishte qëlluar me pesë predha në pjesën e pasme- bagazh. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjete asgjë e dyshuar. I dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]