fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Vrau ish të dashurin dhe u arratis në Gjermani, dënohet me 18 vjet burgim 37-vjeçarja nga Ferizaj

nga Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 18 vjet burgim ta pandehurën M.P, për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Sipas Gjykatës, e pandehura akuzohet se më 31.08.2018, në Ferizaj, me dashje dhe në mënyrë dinake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.K., në atë mënyrë që duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e tij, meqenëse të njëjtit janë njohur dhe kanë qenë në lidhje dashurie më parë, ashtu që e pandehura me përgatitje paraprake, fillimisht vihet në kontakt me të ndjerin përmes telefonit, pastaj kërkon që të takohen, duke mos i dhënë ndonjë arsye konkrete, ndërsa ditën kritike në kohën dhe vendin e njëjtë e lë takimin me të, më pas me veturën e tij, futen në një rrugë qorre dhe derisa gjenden brenda veturës, e qëllon dy herë me armë zjarri, një herë në shuplakë të dorës së djathtë dhe një herë në nofullën e djathtë, duke i shkaktuar kështu plagë vdekjeprurëse, ndërsa menjëherë pas kryerjes së veprës penale e njëjta largohet nga vendi i ngjarjes dhe arratiset për në shtetin e Gjermanisë, me ç’rast pas vërtetimit të vendndodhjes së saj, e njëjta arrestohet nga autoritetet gjermane dhe më 18.12.2019 ekstradohet në Republikën e Kosovës.

“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Komunikata e plotë:

Ferizaj, 25 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurës M.P. shtetase e Republikës së Kosovës, e akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës de veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurën M.P. për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të KPRK-së, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatëmbëdhjetë (17) vjet, për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, ndërsa konform nenit 80 të KPRK-së, gjykata të akuzuarën e gjykon me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë (18) vjet.

E pandehura akuzohet se më 31.08.2018, në Ferizaj, me dashje dhe në mënyrë dinake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.K., në atë mënyrë që duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e tij, meqenëse të njëjtit janë njohur dhe kanë qenë në lidhje dashurie më parë, ashtu që e pandehura me përgatitje paraprake, fillimisht vihet në kontakt me të ndjerin përmes telefonit, pastaj kërkon që të takohen, duke mos i dhënë ndonjë arsye konkrete, ndërsa ditën kritike në kohën dhe vendin e njëjtë e lë takimin me të, më pas me veturën e tij, futen në një rrugë qorre dhe derisa gjenden brenda veturës, e qëllon dy herë me armë zjarri, një herë në shuplakë të dorës së djathtë dhe një herë në nofullën e djathtë, duke i shkaktuar kështu plagë vdekjeprurëse, ndërsa menjëherë pas kryerjes së veprës penale e njëjta largohet nga vendi i ngjarjes dhe arratiset për në shtetin e Gjermanisë, me ç’rast pas vërtetimit të vendndodhjes së saj, e njëjta arrestohet nga autoritetet gjermane dhe më 18.12.2019 ekstradohet në Republikën e Kosovës.


Etiketa: FerizajVrasje e rende

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Lajmërohet Bekim Jashari, ja ç’thotë

3 orë më parë
Aktuale

Osmani për “The Irish Times”: Do ta padisim Serbinë për gjenocid, çështja e të zhdukurve prioritet

3 orë më parë
Aktuale

Kurti i reagon Baton Haxhiut, kërkon të mos dal kurrë publikisht

4 orë më parë
Aktuale

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, 7 persona të lënduar rëndë

4 orë më parë
Aktuale

Gratë i vërsulen Shefqet Krasniqit, ja prishin gjumin e natës

4 orë më parë
Aktuale

Milaim Zeka publikon fotografinë e Adem Jasharit duke pirë birra

6 orë më parë
Postimi tjetër

Haradinaj-Stublla emisarit Lajçak: Të kam dërguar një hartë të saktë të Ballkanit Perëndimor

Çfarë të bëni nëse ka kaluar data e parashikuar e lindjes?

Fermeri proteston para Ministrisë së Bujqësisë

TË FUNDIT

Ja çfarë kuptimi kanë vijat në kyçin e dorës

54 minuta më parë

Këto ushqime nuk ju shëndoshin edhe nëse i hani natën vonë

1 orë më parë

Gresa Behluli: “Mua më ka zgjedhur burri si çikë të mbarë e me vlera…”

2 orë më parë

Fejohet Fjolla Krasniqi

2 orë më parë

Lajmërohet Bekim Jashari, ja ç’thotë

3 orë më parë

Pse e ka lodhë telefoni Remzije Osmanin

3 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Cili është çifti më i lumtur? Zgjedhja që bëtë zbulon të ardhmen e marrëdhënies suaj

Disa këshilla tipike të nënave shqiptare: “Vër sapunin në ndërresa…”

Kimete Berisha: Jam e sigurt se me duart e veta hoxha Krasniqi ma kishte qitë një kafe turke

Këshilla për agjëruesit fillestarë

Ahmeti tha se do të shkoj në Shqipëri nëse zgjatet mbyllja, Mushkolaj: Do të ishte mirë me punu najsen ti

Festa Qoqaj e ruajti këtë foto kaq bombastike mbas iftarit

Për këto shenja horoskopi erdhën ditët me fat: Do të marrin një shpërblim financiar

Reperi kosovar Don Xhoni feston sot ditëlindjen

Kaloritë që shpenzohen gjatë një marrëdhënie intime

Cila moshatare e Vjollca Buqajt nuk do donte të ishte në vendin e saj?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci