Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vritet në moshën 26 vjeçare reperi i njohur

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur King Von ka vdekur në moshën 26-vjeçare pasi u qëllua me armë në një të shtënë në Atlanta.

Të shtënat me armë shpërthyen jashtë Monaco Hookah Lounge në Atlanta në 3 të mëngjesit të së premtes në mes të dy grupeve.

Të shtënat shpërthyen në një park makinash. Oficerët e policisë u futën në vendin e ngjarjes për të ndihmuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Menaxheri i King Von gjithashtu u qëllua, por i mbijetoi të shtënave dhe ndodhet në spital.

Një mik i reperit, DJ Akademiks dha lajmin e trishtuar përmes postimeve në rrjetet sociale.

DJ Akademiks shkroi në Twitter: “Me trishtim të madh duhet të konfirmoj që King Von ka ndërruar jetë.

“Unë fola me menaxherin e tij i cili për fat i mbijetoi duke u qëlluar dhe aktualisht është duke u rikuperuar në spital. Menaxheri i Von konfirmoi që Von u qëllua dhe nuk e arriti t’i mbijetoj plagëve”, u shpreh ai.

Policia konfirmojë se kishte të shtëna në mes dy grupeve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]