Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vuçiq e luan “paqësorin” në CNN: Serbia është e fundit që do incidente

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka luajtur “paqësorin“, gjatë një interviste për CNN.

Mbi artikull

Ai ka thënë se “Serbia është vendi i fundit që ka nevojë për incidente si ato në Banjskë”.

Një grup terrorist më 24 shtator ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke vrarë policin, Afrim Bunjaku – tash hero i Kosovës.

Përkundër se institucionet e Kosovës kanë publikuar fakte që tregojnë përfshirjen e Serbisë, Vuçiq ka pretenduar se Kosova po bën “spastrim etnik” ndaj serbëve”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ata po bëjnë spastrim etnik, në dy vitet e fundit numri i serbëve në KIM është zvogëluar, tani janë 10 për qind më pak”, ka thënë Vuçiq

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]