fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Vuçiq në takim me Escobarin dhe Lajçakun kërkon formimin e Asociacionit

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është koha që autoritetet në Kosovë të përmbushin obligimet e tyre dhe para së gjithash të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiq i bëri këto deklarata gjatë takimit në Beograd me emisarin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, dhe atë të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar.

“Që nga dita e parë, Serbia ka qenë konstruktive, konsistente dhe partnere e qëndrueshme në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit në mbarë rajonin. Porosita se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj dhe mbi të gjitha formimin e Asociacionin e komunave serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiq në Instagram dhe ka shtuar, “dua të besoj se pjesa e bashkësisë ndërkombëtare që ka ndikimin më të madh në Prishtinë ka edhe mekanizma që mund të çojnë në realizimin përfundimtar të obligimeve që Prishtina i ka pranuar dhe nënshkruar më shumë se një dekadë më parë”.

Vizita e Lajçakut dhe Escobarit vjen pasi për dy ditë ata zhvilluan takime në Kosovë me krerët shtetërorë dhe përfaqësuesit e partive opozitare.

Vizita e dy zyrtarëve të lartë në Prishtinë dhe Beograd u realizua pas rritjes së tensioneve dhe protestave të serbëve lokalë, që ende po vazhdojnë në veri të Kosovës.

Emisarët kanë kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të qetësojë situatën në veri, të mbajë zgjedhje të reja dhe t’i rikthehet dialogut me Serbinë.

Para se të vizitonte Beogradin, Escobar u tha gazetarëve në Prishtinë se raportet mes popullit të SHBA-së dhe Kosovës janë të forta dhe nuk do të ndryshojnë, por “disa ka disa sfida në raportet dypalëshe me kryeministrin [e Kosovës, Albin Kurti]”.

Sipas tij, rruga përpara që do të çonte në uljen e menjëhershme të tensioneve do të ishte që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të mos punonin nga ndërtesat komunale, të organizoheshin zgjedhjet e reja me pjesëmarrjen e serbëve dhe zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia kanë arritur më herët gjatë këtij viti.


Etiketa: Aleksandar VuçiqAsociacioni

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Vuçiq: “Njërin e vranë me një plumb në kokë, dhe në tjetrin kur hodhi armën e qëlluan 12 plumba…”

41 minuta më parë
Aktuale

Clark: Si është e mundur që një individ si Radojçiqi e udhëheqë një parti në Kosovë, si mund të lejohet kjo?

1 orë më parë
Aktuale

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare

1 orë më parë
Aktuale

Si do të veprohet me armatimin e konfiskuar në Banjskë?

2 orë më parë
Aktuale

Pas sulmit terrorist në veri, rritet numri i forcave të Policisë së Kosovës në veri të vendit

2 orë më parë
Aktuale

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

2 orë më parë
Postimi tjetër

Më shumë se 17 mijë njerëz po evakuohen nga autoritetet ukrainase pas shpërthimit të digës në Kherson

Parashikimi nga astrologu Paolo Fox për sot

Molliqaj: Asociacioni është përgjigja për secilin manovrim taktik të Kurtit

TË FUNDIT

Facebook CEO Mark Zuckerberg speaks during a live-streamed virtual and augmented reality conference to announce the rebrand of Facebook as Meta, in this screen grab taken from a video released October 28, 2021. Facebook/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. NO RESALES. NO ARCHIVES. MANDATORY CREDIT

Meta prezanton robotët me “personalitet”

20 minuta më parë

Kompania Meta e ka prezantuar një seri të re të softuerit – gjerësisht të njohur si robotë – që e...

Vuçiq: “Njërin e vranë me një plumb në kokë, dhe në tjetrin kur hodhi armën e qëlluan 12 plumba…”

41 minuta më parë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të mërkurën, duke komentuar sulmin terrorist ndaj organeve policore të Kosovës në të cilat një...

Humbi babain 3 muaj më parë, Agron Llakaj nuk mban dot lotët

47 minuta më parë

Moderatori dhe autori i Al Pazar në Agron Llakaj ka ardhur me një rrëfim ndryshe për jetën e tij personale....

Konfirmon lidhjen e re, Kristi: Kam akoma traumë nga takimi me Sabianin

50 minuta më parë

Ish-finalisti i ‘Big Brother VIP’ Krist Aliaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisioni “Shqipëria Live”, ku ka...

Clark: Si është e mundur që një individ si Radojçiqi e udhëheqë një parti në Kosovë, si mund të lejohet kjo?

1 orë më parë

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në...

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare

1 orë më parë

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e radhës ku në rend të ditës janë disa pika për shqyrtim. Pos deklarimeve...

MË TË LEXUARAT

Qeveria do të ndajë mjete në mbështetje për familjen e rreshterit të vrarë në veri

Kaltrina Balaj shkëlqen në Javën e Modës në Milano

Linda Halimi: Kam qenë shqiptarja e parë që u martova me një burrë që nuk është i bardhë

Parashikimet e një jave të re me astrologun Paolo Fox

Publikohet momenti i plagosjes së inspektorit të “Shqiponjave”

Sa është e vërtetë që të bërit seks i sjell më shpejt periodat

Çka ka të ngjashme femra me gjeografinë?

Miratohet në lexim të dytë projektligji për parandalimin e dhunës në familje

Prezantohet armatimi i kapur në Manastirin e Banjskës dhe përreth

Flet drejtori i Kirurgjisë Torakale për gjendjen e policit të plagosur: I është hequr predha, ka gjendje stabile

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist