Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vuçiq: Nëse kosovarët po vijnë për njohje – mos të nisen fare

nga Revista Kosovarja

Në Kosovë thonë se po shkojnë në Uashington për ta bërë të qartë kërkesën për njohje të shtetësisë nga Serbia. Ndryshe mendojnë në Serbi. Vuçiq thotë se për atë punë as që do bisedojë.

Mbi artikull

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nëse pala kosovare po shkon në takimin në Uashington që të negociojë për njohje nga Serbia, atëherë mos të nisen fare, sepse një gjë e tillë nuk do të ndodhë, shkruan gazeta serbe Danas.

Këto komente Vuçiq i ka bërë pasi është pyetur për deklarimet e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se Prishtina zyrtare në Uashington do të kërkojë njohjen e shtetësisë nga ana e Serbisë.

Vuçiq u ka thënë mediave se ai ende as vet nuk e di se cilat do të jenë saktësisht temat e takimit dhe as kush do të udhëtojë për në SHBA nga delegacioni serb. Ajo çfarë ai e ka garantuar popullin serb është “ruajtja e interesave shtetërore dhe kombëtare të Serbisë”.

Moneytizer Paragrafi 4

Pritjet për rezultatet e takimit Vuçiq thotë se i ka të vogla.

“Nuk pres disa gjëra spektakolare. Pres një bisedë racionale. Këto janë pritjet e mia”, ka deklaruar ai.

“Serbia është e vogël për të komanduar në Shtëpinë e Bardhë, por është mjaft e madhe për të thënë se cilat janë interesat e saj, të cilat do t’i mbrojë”.

Duke iu përgjigjur kundërshtarëve të tij se ai po shkon në Uashington për të nënshkruar marrëveshje që e dëmton Serbinë, Vuçiq iu përgjigj me cinizëm.

“Kam tetë vjet që e dëgjojë këtë histori. Por, ajo çfarë ka ndodhur është se ne e kemi marrë Serbinë nga humnera dhe tani jemi një shtet që respektohemi nga të gjithë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]