fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

​Vuçiq: Serbia do të zbatojë propozimin e Borrell për të mos lëshuar targa të reja “KM”

nga Revista Kosovarja
3 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sonte në një konferencë për media me rastin e takimit të sotëm në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në të cilin nuk u arrit marrëveshje për targat.

Vuçiq tha se pala serbe do të respektojë vendimin e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell, që të mos lëshojë targa të reja dhe as t’i ripërtërijë ato.

Duke folur për takimin disa orësh sot në Bruksel, Vuçiq akuzoi palën kosovare se nuk deshi të arrihet një zgjidhe kompromisi.

“Konsideruam të japim të gjithë nga të veten, të pranojmë zgjidhje kompromisi, edhe pse do të ishim kritikuar për këtë. Dhamë të tërën nga vetja, pranuam kërkesat e reja. Unë dikur pas një ore e gjysmë i thashë Borrell dhe Lajçak, se nuk ka asgjë nga kjo, e kuptova se do të kalojë koha dhe do të ketë kërkesa tjera dhe në realitet pala shqiptare nuk do të dëshirojë zgjidhje kompromisi”, tha ai.

Vuçiq ka theksuar se pala kosovare hodhi poshtë propozimin e BE-së që të ndalojë gjobitjen e pronarëve të automjeteve me targa ilegale.

Ai ka theksuar se serbët në veri nuk e kanë për obligim që të paguajnë gjobat për shkak të targave ilegale, ndërkohë që Serbia do të zbatojë propozimin e Borrell që të mos lëshojë më targa ilegale.

“Ata duhet ta kenë të qartë, se duhet të përpiqemi të ruajmë paqen. Për këtë duhet të jenë të vetëdijshëm njerëzit tanë në Kosovë dhe të tregojmë se për asnjë sekondë nuk kemi dashur konflikt, që të mos përdorim arrogancën e dikujt tjetër që të pranojmë konfliktin, por që të shmangim konfliktet deri në fund, që nëse protestojnë, le të protestojnë të qetë dhe në mënyrë demokratike, që të japim gjithë ka nga vetja që të ruajmë paqen. Sa i përket neve Serbia do ta pranojë propozimin e Josep Borrell dhe nuk do të lëshojë më targa të reja dhe madje nuk do të ripërtërijmë targat në periudhën e ardhshme… Ne nga nesër, nga ndërrimi i parë (i Policisë së Kosovës) na pret një periudhë e vështirë, mund të jemi të brengosur, por nuk ka vend për panik”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se nesër më 22 nëntor, përkatësisht gjatë ndërrimit të paradites, do të nisë shqiptimi i gjobave për vozitësit që posedojnë vetura me targa ilegale serbe.

Gjobitja e këtyre qytetarëve është si rrjedhojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave dhe konvertimin e targave ilegale në RKS.

Ndonëse edhe sot u zhvilluan negociata në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq të ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell për gjetjen e një zgjidhje për targat, por ky i fundit tha se propozimin e tyre për shtyrje të afatit për targat e refuzoi kryeministri Kurti, ndërsa presidenti serb, Vuçiq pranoi që mos të lëshojnë më targa “KM” për serbët lokal në Kosovë.


Etiketa: VuçiqSerbia

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Parashikimi i motit për sot

54 minuta më parë
Aktuale

Deklarohet Biden për rrëzimin e balonës kineze: Urdhërin e dhash unë

9 orë më parë
Aktuale

Zagreb: Erërat e forta shkulin në rrënjë pemët, ka edhe të lënduar

12 orë më parë
Aktuale

Rrëzohet balona kineze, SHBA mbyll tre aeroporte dhe hapësirën ajrore mbi Karolinë

12 orë më parë
Aktuale

Dyshohet për zjarr në objektin e Radio Kosovës

12 orë më parë
Aktuale

Kurti i përgjigjet Escobarit: Të bëhemi fer, njëherë njohja e ndërsjellë e mëpastaj Asociacioni

15 orë më parë
Postimi tjetër

Gabimet që bëjmë me kthyesen e qerpikëve që çojnë në rënien e tyre

Arsyeja kryesore përse ndiheni të lodhur gjatë javës

Von Cramon thirrje Kurtit dhe Vuçiq që t’i kthehen negociatave: Shumë gjëra janë në rrezik


TË FUNDIT

Efi flet pas eliminimit: Më mirë që ndodhi kështu dhe nuk u nda çifti

25 minuta më parë

Efi u shpreh se gjëja më e rëndësishme është që ajo të dilte me ato vlerat që ka si njeri...

Provoni këto mënyra natyrale dhe të sigurta për të liruar hundët e bllokuara të fëmijës

40 minuta më parë

Uji i kripur është një nga “ilaçet më të mira shtëpiake” Hunda është linja e parë e mbrojtjes dhe më...

Parashikimi i motit për sot

54 minuta më parë

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vranësirat gjatë natës parashihet të sjellin reshje bore. Sipas Institutit...

Supë me thjerrëza dhe patate

1 orë më parë

PËRBËRËSIT: 1-2 litra lëng perimesh, 2 patate, një tufë majdanoz, 1 karotë, 1 degë selino, 6 gjethe lakre, 200 g...

Gjëja e parë që duhet të bëni sapo të zgjoheni

1 orë më parë

Në një kohë kur jeta ecën me ritme shumë të shpejta, lëvizjet që mund të bëjmë çdo ditë për të...

“Do të kap, do të shkel”, deklarata e Luizit ndaj Deas pas nominimit

9 orë më parë

Dea Mishel çoi sonte në nominim Kiarën, Efin dhe Luizin. Luizi shpëtoi i pari ndërsa e eleminuara ishte Efi. Për...

MË TË LEXUARAT

Ermal Fejzullahu shijon pushimet edhe në dimër

Emigranti shqiptar bën tatuazh në gjoks portretin e Luizit

Parashikimi i motit për sot

Horoskopi, zbuloni nëse jeni xheloz në çift, apo keni besim?

Zyra e Kurtit dhe ajo e Osmanit konfirmojnë pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin

Melisa dhe Bllasta shkëmbejnë puthjen e parë

Eurovision publikon listën me këngët më të klikuara janar 2023: Kënga e Luiz Ejllit e dyta

Mëngjes ideal për pak minuta, smoothie me banane dhe kivi

Çifti i famshëm i japin fund lidhjes se tyre

Vedati tregon premtimin që i ka bërë nëna para hyrjes së tij në BBVK

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist