Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vullnet Krasniqi: Njoh shumë ‘gay’ që janë të martuar me gra

nga Revista Kosovarja

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Vullnet Krasniqi, tashmë ka rrëfyer për orientimin e tij seksual.

Mbi artikull

Ai sa ishte në formatin e lartpërmendur i ka zbuluar të gjitha, duke dashur që të jetoj jetën siç do ai, pa u ndikuar nga të tjerët.

I ftuar në emisionin “The Week End”, gazetari theksoi se jetojmë akoma në një shoqëri të mbyllur, ku hezitojnë të flasin dhe të shprehin lirshëm.

Ish-konkurrenti thotë se njeh shumë persona që janë homoseksualë por që janë të martuar me gra, bëjnë jetë të dyfishtë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ne jetojmë me një shoqëri të mbyllur. Ka shumë njerëz që janë homoseksualë dhe janë të martuar për shkak që nuk kanë mundësi me e tregu veten dhe bëjnë një jetë të dyfishtë”, tha ai.

Tutje shtoi: “Ky problem në Kosovë, në shoqëritë patriarkale në shoqëritë më të prapambetura është problem shumë i madh. Shumë njerëz që unë njoh janë gay dhe janë të martuar”.

Në ndërkohë, Vullneti pas përfundimit të Big Brother po vazhdon me angazhimet në profesionin e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]