Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vushtrri: Vjehrri rrah rejën

nga Revista Kosovarja

Në orët e mbrëmjes të 14 dhjetorit 2020, policia në Vushtrri, ka marrë informacion me elemente të veprës penale: “Dhunë në familje”

Mbi artikull

Nga informacioni i siguruar nga viktima femër dhe dëshmitarë të tjerë, dyshimet janë ngritur se i dyshuari (vjehrri) i saj në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës.

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit policor në Vushtrri, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore, me ç’rast është arrestuar personi i dyshuar.

Si rezultat i hetimit të zgjeruar, bazuar në elemente të tjera rrethanore, hetuesit policorë tek i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie për të cilën nuk kishte leje.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërsa, pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt. Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale: “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]