Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

VV e ndjek më vëmendje paraqitjen e deputetit Selimi para Speciales

nga Revista Kosovarja

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur në këto qaste për të ndjekur drejtpërdrejtë paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale të deputetit, Rexhep Selimi.Ata kanë shpërndarë një fotografi, ku shihen deputetët duke e shikuar në televizor Selimin.

Mbi artikull

“Ai, ishte 10-shi në luftë, sepse veprimet kundër forcave te armatosura nuk mund të vlerësohen më pak se ky numër”, kanë shkruar sipër fotos.

Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]