Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet sot në orën 10:30, në hollin pranë Sallës së Grupit Parlamentar të VV-së.
Përmes një njoftimi për media, VV ka bërë të ditur vetëm kohën dhe vendin e mbajtjes së konferencës, por nuk ka dhënë asnjë informacion mbi temën apo qëllimin e saj.
Konferenca do të zhvillohet vetëm pak minuta para nisjes së tentimit të 45-të për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, një proces që po zvarritet prej javësh.
Afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit skadon më 26 korrik, duke e rritur ndjeshëm presionin mbi partitë politike për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional.
Ende nuk dihet nëse konferenca e paralajmëruar nga VV do të sjellë ndonjë qëndrim të ri politik apo ndonjë zhvillim të papritur për procesin e bllokuar të konstituimit