fbpx

Winnie Harlow fejohet me basketbollistin e njohur

nga Revista Kosovarja

Supermodelja Winnie HarloW i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo është fejuar me të dashurin e saj, basketbollistin e NBA-së, Kyle Kuzma.

Kuzma shfrytëzoi ditën e të dashuruarve t’i propozojë martesë partneres së tij, me një ceremoni private dhe shumë simpatike.

Ylli i Milwaukee Bucks më në fund e bëri pyetjen e rëndësishme, pas një lidhjeje gati 5-vjeçare me modelen.

Urimet e shumta kanë shkuar në adresën e çiftit, që aktualisht po shijon ditët e veçanta.

Kylë dhe Winnie filluan të bisedojnë me njëri-tjetrin në rrjete sociale, për t’u shpërngulur bashkë gjatë izolimit nga pandemia COVID-19.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]