“X Factor Albania”, talent show i famshëm, do të rinisë shpejt (sipas website-t të Tv Klan) dhe duket se ka nisur puna për programin. Nuk dihen shumë detaje, por është zbuluar se Ledina Çelo do të jetë pjesë e jurisë.
Këngëtarja rikthehet në ekranin muzikor, këtë herë jo për të kënduar, por për të dhënë mendimet dhe përshtypjet e saj mbi garuesit në “X Factor Albania”. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka publikuar një foto të skenës, së bashku me një skaletë, në të cilën shkruhet: “Nata 2”.
“X Factor Albania”: Zbulohet anëtarja e jurisë
Kujtojmë se “X Factor Albania” u rikthye vitin e kaluar. Lajmin e bëri me dije moderatorja, Alketa Vejsiu, e cila përmes një postimi në Instagram, u shpreh:
“X Factor” është një produksion gjigant, një shkollë e vërtetë e muzikës dhe e televizionit. Talentet trajtohen në mënyrën më spektakolare dhe performojnë në finalet e ‘live shoë’ pranë idhujve të tyre, njerëz të afirmuar të skenës (referuar jurisë). “X Factor” është muzikë, gëzim, shoë, emocion, garë, energji, mundësi për të transformuar jetën përgjithmonë, garanci suksesi për karrierën tënde artistike; është ëndrra që bëhet realitet, “arratisje” nga jeta e zakonshme dhe integrim i menjëhershëm në jetën artistike! Kushdo që ka një ëndërr dhe do që bota ta njohë, e presim të vijë në audicionet e produksionit në shkollat e muzikës, në qytetet përkatëse.