Xeni po kalon periudhën e pandemisë në palestër
Pandemia ka bërë që shumë figura publike të ndryshojnë mënyrën e jetës, duke ju kthyer kështu aktiviteteve fizike dhe kohës së lirë me familje.
Këngëtari i mirënjohur, Shkëlzen Jetishi duket se po e shfrytëzon mjaft mirë këtë periudhë dhe po e mban trupin në formë, shkruan “Kosovarja”.
Xeni në një postim në Instagram ka përshëndetur ndjekësit e tij, ku shihet duke bërë ushtrime.
Gjatë periudhës së fushatave zgjedhore, Xeni shumë shpesh ka komentuar tubimet e partive politike, pasi sipas tij politikanët nuk kanë respektuar rregullat anti Covid-19. /Kosovarja/