fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Xhaçka për Marrëveshjen e Ohrit: Lajm i mirë për të gjithë rajonin, Kosova tregoi guxim

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, deklaroi se marrëveshja e arritur në Ohër në 18 mars mes Kosovës e Serbisë është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, ajo përgëzoi Qeverinë e Kosovës për seriozitetin dhe guximin e treguar, pasi sipas saj, arritja e një marrëveshjeje të tillë nuk është e lehtë.

Xhaçka tha se është shumë optimiste që me angazhimin konstruktiv e serioz të Qeverisë së Kosovës, atë të Serbisë, mbështetjen dhe monitorimin e BE dhe SHBA, veçanërisht gjatë procesit delikat të implementimit, ekzistojnë të gjithë kushtet që kjo marrëveshje të çojë me sukses drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo që dua të them, është që puna që duhet bërë deri në finalizimin e zbatimit të marrëveshjes, do të jetë komplekse, me sfida dhe do të kërkojë shumë përkushtim, seriozitet por edhe mbështetje nga partnerë e aleatë për të qenë e suksesshme. Është koha per hapa te vendosur, jo per ambiguitet. Marrëveshja dhe aneksi duhen zbatuar ne tërësinë e tyre, siç parashikon pika 2 e aneksit, jo duke zgjedhur ca dispozita dhe injoruar disa te tjera: Nuk duhet të pengohet anëtarësimi i Kosovës ne organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB, duhet te njihen dokumentet dhe simbolet kombëtare të Kosovës”, deklaroi Xhaçka.

Ministrja e Jashtme shqiptare u shpreh se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë do të shuajë një nga vatrat e mundshme të konfliktit në rajon ndërsa do të përfitojë e gjithë Ballkani Perëndimor.

“Arritja e kësaj marrëveshjeje, normalizimi eventual i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, do të shuajë një nga vatrat e mundshme të konfliktit në rajon. E padyshim, duke hapur rrugën për avancimin e të dy vendeve në procesin e integrimit evropian, do të ndikojë ndjeshëm në konsolidimin e paqes, stabilitetit e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Xhaçka.

Xhaçka shtoi se Shqipëria ka qenë vazhdimisht në mbështetje të dialogut si dhe ka mbështetur planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas saj, shërben si një pikënisje e mirë për dialogun.

“Ashtu siç kemi bërë në çdo moment, edhe në luftë, edhe në paqe, ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën me të gjithë mundësitë që kemi. Përpjekjet tona sot do të vazhdojnë të fokusohen tek procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe tek procesi i njohjeve. Me arritjen e kësaj marrëveshjeje unë pres që këto procese të bëhen deri diku më të lehta dhe rezistenca të zbehet, pavarësisht se jemi të vetëdijshëm për pengesat që mund të krijojnë gjatë këtij procesi vende si Rusia apo ndonjë vend tjetër, që nuk e mbështesin dialogun dhe arritjen e një normalizimi të plotë mes Kosovës e Serbisë”, vijoi Xhaçka.

Ministrja e Jashtme shqiptare u shpreh se falë sukseseve të diplomacisë shqiptare Shqipëria ka sot mundësi më të mëdha e më konkrete për të mbështetur Kosovën.

“Mbështetja e Kosovës është sot, siç ka qenë jetë e mot, një prioritet kombëtar. Por sot më shumë se kurrë, në kontekstin e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është një prioritet për sigurinë dhe stabilitetin e mbarë rajonit edhe më gjerë, në Evropë. Rajoni ynë, e sidomos situata si ajo që ekzistonte mes Kosovës e Serbisë apo ajo në Bosnje Hercegovinë janë në shënjestër të përpjekjeve ruse për të shkaktuar tensione e konflikt në Ballkanin Perëndimor”, tha ndër të tjera Xhaçka.

Gjatë ditës së enjte, edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, si dhe Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se kjo e fundit ka refuzuar të nënshkruajë ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiq shprehu hapur kundërshtimin për disa nene të kësaj marrëveshjeje, raporton KP.

 


Etiketa: Olta Xhaçka

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Stoltenberg paralajmëron: Dhuna e kthen Kosovën prapa

33 minuta më parë
Aktuale

Reagon LDK: Kosova po përfundon në përplasje me Perëndimin, po bie në grackën e Serbisë

43 minuta më parë
Aktuale

Hovenier: Qeveria nuk i koordinoi veprimet e së premtes me SHBA-në

3 orë më parë
Aktuale

Njoftim për shitjen e biletave të finales së Kupës së Kosovës

3 orë më parë
Aktuale

Sulm në veri ndaj operatorit Berat Bahtiri

4 orë më parë
Aktuale

Sekretarja e OSBE-së dënon dhunën e djeshme në veri

4 orë më parë
Postimi tjetër

Këngëtarja kosovare publikon fotografi të rralla të para 20 viteve me Luiz Ejllin

Rita Ora po mëson gjuhën indigjene nga burri i saj, Taika Waititi

Gruaja në Gjakovë ia vë flakën vetes, tenton t’i jap fund jetës

TË FUNDIT

Vivi e Getinjo kapen mat në Ferizaj

10 minuta më parë

Ka kohë që mes dyshes së njohur Vivien dhe Getinjo “kishte marrë fund gjithçka”. Të paktën kështu na lanë të...

Postoi foton e tyre duke u puthur pas shumë vitesh, Soni Malaj ka diçka për t’i thënë Flori Mumajesit

26 minuta më parë

Para pak javëve Flori Mumajesi u kthye shumë pas në kohë duke ndarë në mediat sociale foton e famshme të...

Stoltenberg paralajmëron: Dhuna e kthen Kosovën prapa

33 minuta më parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it janë të papranueshme dhe duhet...

Dafina Zeqiri me vello në restorant- A po martohet këngëtarja?

40 minuta më parë

Gjërat më të mira ndodhin papritur”- e veshur me fustan nusërie, Dafina Zeqirit kaq i mjaftoi që të shtonte dyshimet...

Reagon LDK: Kosova po përfundon në përplasje me Perëndimin, po bie në grackën e Serbisë

43 minuta më parë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit të SHBA-së, Jeffrey Hovenier, rreth kësaj çështjeje ata kanë...

Musliu-Shoshi: Zonja presidente, ku jeni fshehë?

50 minuta më parë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas tensioneve të krijuara në veri të vendit. Në një...

MË TË LEXUARAT

Tensionohet situata në Zveçan – Protestuesit hedhin gurë drejt KFOR-it

Modelen e njohur e tradhton fustani, I nxjerr gjoksin në “fushë”

Prej kujt kanë frikë meshkujt?

Dea Mishel pa fjalë nga komentet e ish-banorit të “BBV”: E kam marr inat

Greta Koçi zbulon të fshehtën: Jam martuar që katër vite

Moti sot, parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm

Astrologët tregojnë si është të punosh me Binjakët

Kusari: Vuçiq dhe banda e tij në veri po përpiqen ta destabilizojnë rajonin

Nina kopje e Arbenitës edhe kur lazdrohet

Vazhdojnë protestat në veri edhe në ditën e tretë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist