Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Xhafer Tahiri rezulton pozitiv për Covid-19

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Tahiri e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai ka treguar se i ka disa simptome të lehta.

Postimi i plotë:

Moneytizer Paragrafi 4

Qytetarë të dashur të Vushtrrisë Pas disa simptomave të shfaqura, dje jam testuar për Covid 19, ndërsa sot mora njoftimin nga IKSHPK që jam pozitiv me Covid 19. Kam disa shenja të lehta por fal Zotit jam mirë me shëndet. Nga dje jam në vetizolim. Do të vazhdojë të kryej detyrat nga shtëpia, ndërsa Nënkryetari do të jetë përgjegjës për të gjitha veprimet ditore në Komunë. Familja ime gëzon shëndet të plotë dhe po zbatojmë rekomandimet e mjekëve. Ju lutem bëni kujdes, zbatoni rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]