Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

‘Xhansu’ e konfirmon lidhjen me aktorin turk

nga Revista Kosovarja

Prej disa muajsh aktorja bukuroshe turke Leyla Tanlar e njohur si “Xhansu” nga seriali “Fate të kryqëzuara” po përflitet për një lidhje dashurie me aktorin turk Genco Ozak.

Mbi artikull

Dy aktorët janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit megjithatë deri më sot kishin preferuar lidhjen mos ta bënin publike.

Mediat turke bënë të ditur se 22-vjeçarja i kishte thënë miqve të saj se është shumë e dashuruar. Së fundmi lidhja e Leylas dhe Gencos është konfirmuar nga një foto e postuar në Instagram.

Ka qenë aktori Tolga Saritas që ka publikuar një foto nga pushimet me shoqërinë dhe në të shfaqet edhe çifti i ri. Leyla dhe Genco duken të lumtur krah njëri-tjetrit teksa aktori i ka hedhur dorën në qafë bukuroshes.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo është edhe foto e parë publike e çiftit dhe që sigurisht ka marrë vëmendjen e të gjithëve./

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]