Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

‘ Xhbanja’ e “O Sa Mirë” e ku ma mirë se, o në Valbonë…

nga Revista Kosovarja

Aktorja e njohur tropojane, Arjola Demiri, është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Përveç aktiviteteve në fushën e saj, ajo ndan herë pas here me ndjekësit edhe fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, aktorja e njohur për rolin e saj si ‘Xhbanja’ e hit-serialit “O Sa Mirë”, ka publikuar disa fotografi mjaft atraktive për ndjekësit e saj në Instagram.

Këto imazhe janë realizuar në vendlindjen e saj në Tropojë, përkatësisht në Parkun e Valbonës.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo duket mjaft tërheqëse me një bluzë të kaltër dhe streçe të shkurtra të zeza, duke vënë në pah linjat e saj trupore.

“Unë e kam marr malin, po ju?”, ka shkruar Demiri në mbishkrimin e fotografive, ndërsa ka pranuar pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Arjola këtë vit ka pasur suksese të shumta, njëri prej të cilëve ka qenë roli kryesor në filmin e zhanrit komedi “I love Tropoja” – i cili është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]