Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Xheneta Fetahu nën “zjarrin” e kritikave në rrjete sociale

nga Revista Kosovarja

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit, kryesisht përmes postimeve të saj provokuese në rrjetet sociale.

Mbi artikull

Në fotografitë dhe videot që ajo publikon, shpesh të komentuara si të guximshme apo tejet të ekspozuara, ndjekësit nuk kursejnë komentet kritike. Shumë prej tyre e akuzojnë për sjellje të papërshtatshme, si gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së, ashtu edhe jashtë saj.

Një komentues i shkroi: “S’po të dhez kurgja, kot kur nuk ta don, nuk ta don”, duke iu referuar pamjes dhe qëndrimeve të saj publike.

Xheneta, e njohur për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta, nuk ka hezituar t’i kthejë përgjigje:

Moneytizer Paragrafi 4

“Unë s’po di çka po fole, unë po paloj pare e ti rri shkruje komente me face account.”