Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Xheneta shpërthen ndaj Eglit pas performancës me flamur

nga Revista Kosovarja

Modelja Xheneta Fetahu ka bërë një reagim të fortë në rrjete sociale, që është interpretuar gjerësisht si një “thumb” i drejtuar Egli Takos, pas performancës së fundit në Kosovë, ku ajo është shfaqur në skenë me flamurin shqiptar.

Mbi artikull

Në një Instastory të drejtpërdrejtë dhe pa doreza, Xheneta shkruan:

“Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera, s’u gjeni kërkah.”

Ajo vijon më tej me një krahasim që i drejtohet skenës ndërkombëtare:

Moneytizer Paragrafi 4

“Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemër, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime.”

Xheneta duket se kritikon ata që përdorin simbolet kombëtare vetëm për imazh dhe famë, duke sugjeruar se vlera të tilla nuk duhet të përdoren për marketing personal. Në përfundim, ajo shprehet me tone të ashpra:

“Përdorni gjithçka veç talentin edhe njerëzit, edhe kombin. Të pafytyrë me internet.”

Kjo deklaratë vjen menjëherë pas koncerteve të shumta ku Egli Tako ka qenë e pranishme dhe ka bërë bujë me flamurin shqiptar në skenat e Kosovës – një detaj që shumë e kanë përjetuar si një akt patriotik, ndërsa të tjerë si marketing i tejkaluar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]