Mbrëmjen e kaluar Xhensila Myrtezaj ishte një nga të ftuarat speciale në spektaklin “Portokalli”.
Këngëtarja performoi “Çelsin e zemrës” dhe i gjithë publiku këndoi bashkë me të.
E kuruar si gjithmonë, Xhensila shfaqej e veshur me një kostum të zi me pak bark jashtë dhe fundi poshtë gjurit.
Veshja i shkonte shumë, megjithatë vumë re se atë ja kemi parë edhe dikujt tjetër.
Bëhet fjalë për moderatoren Marina Vjollca, e cila e ka veshur në një nga puntatat e “Klanifornia”.
Sigurisht që edhe Marina dukej mjaft në formë dhe kjo veshje duhet thënë se qenka ideale edhe për vajzat brune edhe për ato bjonde.
E njëjta veshje, është veshur nga moderatorja Marina Vjollca në puntatën e 12 Tetorit në ‘Klanifornia’. Mesa duket Xhensilës i ka pëlqyer shumë zgjedhja e Marinës dhe e ka provuar, ose ndoshta është e gjitha një rastësi. Sidoqoftë, të dyja janë dukur vërtetë bukur me këtë veshje.