Në mbrëmjen e fundit të “E ardhmja është vajzë” Xhensila Myrtezaj u ndal dhe tek personi më i shtrenjtë i jetës së saj, Bes Kallaku.
Këngëtarja jeton prej vitesh një histori të bukur dashurie, të cilët tashmë kanë dhe një vajzë.
Siç tha këngëtarja, arma më e fortë e dashurisë së tyre është “besnikëria për njëri-tjetrin, është kisha dhe tempulli jonë i dashurisë dhe respektit“. Në fund, Xhensila u përlot nga disa fjalë të ëmbla që i dedikoi Besi.
“Esmeraldës dua t’i them që jam shumë krenare për arritjet e saj dhe për femrën që është. Është energjia pozitive e familjes. Dua t’i them se të do mami shumë. Je shpirti, zemra, drita dhe ylli që ndriçon.”, tha e ëma.