Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për divorcin e prindërve

nga Revista Kosovarja

Xhensila Myrtezaj është përpjekur të tregohet tepër e rezervuar për familjen, ndaj nuk është çudi pse një foto e majit të vitit 2019 ku Xhensila postoi për herë të parë një foto të babait bëri xhiron e rrjetit.

Mbi artikull

Megjithatë, pavarësisht dëshirës së këngëtares për të mos folur publikisht për familjen, ajo nuk u shpëtoi dot pyetjeve të fëmijëve në “Në kurthin e Piter Pan”.

Një nga vajzat në emision, nëna e të cilës dikur konkurronte me Xhensilën te “Gjeniu i vogël”, e pyeti për divorcin e prindërve dhe raportin me ta. Xhensila falenderoi publikisht të ëmën, për të cilën tha se “ishte bërë nënë dhe baba njëkohësisht”. “E dua shumë,” u shpreh ajo dhe më pas shtoi se “edhe babain e do shumë”.

Këngëtarja theksoi se pavarësisht problemeve që shkakton divorci te fëmijët, rëndësi ka mënyra se si menaxhohet më pas marrëdhënia nga të dyja palët.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]