Në listën e biznesmenëve shqiptar ia dalin suksesshëm në perëndim, futet bindshëm edhe emri i Xheti Ajetit, njeriut të suksesshëm, human e shumë atdhedashës, shkruan “Kosovarja”.
Xheti Ajeti është nga Prelezi i Ferizajit dhe jeton e vepron prej vitesh në Gjermani, gjegjësisht në qytetin Ravenbuk.
Ajeti, është ndër biznesmenët shqiptar më të suksesshëm në Gjermani, që merret me ndërtime, por që ka në pronësi edhe supermarketin madh me produkte shqiptare të frekuentuar nga shqiptarët që vijnë edhe nga vende të tjera për të blerë aty, e madje ka klientelë gjermane, e që quhet “Kosova Ajeti”.
Në supermarketin e Ajetit, bëhen edhe blerje patriotike. Shqiptarët e Gjermanisë i duan, shijojnë dhe blejnë me krenari produktet vendore, që po ashtu kanë edhe cilësi të lakmueshme.
Si biznesmen e njeri të zotin e njohin të gjithë, ndërkohë që Xheti Ajeti është edhe një humanist i madh, ku ndwr tjerash ka ndihmuar edhe tri luftëra, atë të Kosovë, Preshevë e Maqedoni.
E, i biri i biznesmenit, Luani, është i dhënë pas muzikës. I riu së shpejti sjell këngën e parë të zhanrit rep.