Xhuliana Nura ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. Edhe pse kanë kaluar disa vite që nga mbarimi i këtij edicioni, ajo po vazhdon të jetë po aq e përfolur.
E së fundmi, modelja ka postuar një foto në ambientet e shtëpisë së Big Brother.
“Nëna e këtij formati”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë këtij imazhi të ndarë në InstaStory.Kujtojmë se ‘Big Brother Kosova’ u fitua nga reperi i njohur, Arkimed Lushaj, kurse i dyti nga ish-futbollisti nga Vitia, Lumbardh Salihu. Ndërsa edicioni i ri do të nisë të premten, më 18 tetor.