fbpx

Xhuli ngacmon me deklaratën e radhës: Unë i bëj burrat të kërcejnë

nga Revista Kosovarja

Ish konkurrentja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, vazhdon të jetë një figurë aktive në ngjarjet kulturore dhe sportive në Kosovë.

Kohët e fundit, ajo u pa duke ndjekur një ndeshje të basketbollit ‘live’, duke treguar kështu përkushtimin e saj ndaj sportit. Gjatë kësaj ngjarjeje, Xhuli pati mundësinë të takojë edhe ish konkurrentin tjetër të BBVK, Artan Thaçin.

Përveç kësaj, duket se prania e saj në sallën e basketbollit kishte një efekt të veçantë tek sportistët, duke i stimuluar ata që të shënojnë më shumë kosha.
Në një prej fotove të ndara me ndjekësit e saj në Instagram, Xhuli kishte shkruar: “I bëj burrat të kërcej”.

Me këtë shkrim të veçantë, Juliana dëshmon edhe njëherë se është një mbështetëse e zjarrtë e sportit dhe një inspirim për shumë të rinj dhe të reja në Kosovë.

Aktiviteti i saj në ngjarjet kulturore dhe sportive tregon përkushtimin e saj për të qenë pjesë e komunitetit dhe për të promovuar vlerat e sportit dhe kulturës në vend.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]