Xuxi – Gresës: A e di sa herë e kam tradhtuar gruan time me femra si ti?

nga Revista Kosovarja

Vazhdojnë debatet e forta ndërmjet banorëve në Big Brother VIP Kosova 3.

Ka qenë së fundmi Naim Bunjaku – Xuxi që ka eskaluar në një veprim që ka dashur të bëjë me Gresë Gashin.

Ai e ka vënë në siklet aktoren pasi në një moment u afrua që ta puthte në buzë.

Kjo gjë e tronditi banoren, e cila reagoi ashpër ndaj këngëtarit për gjestin që tentoi ta bënte.

“A je normal. A e di që të sheh familja jote, si nuk të vjen turp”, ka thënë ndër tjerash konkurrentja.

Ai më pas i tha që nuk do e bënte kurrë një gjë të tillë, por që vetëm po e provokonte dhe se është puthur me të tjerët për gjëra kot.

Në një tjetër video, Xuxi i tha se e ka tradhtuar gruan me femra si Gresa, e që më pas e ndërroi deklaratën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]