Këngëtari nga Istogu i ka bërë gruas një dedikim romantik për ditëlindje.
Bëhet fjalë për Yll Demaj, i cili jo rrallë poston fotografi familjare, më të shpeshta ato me gruan, shkruan “Kosovarja”.
“Urime dashuri, festofsh gjatë” ka shkruar Ylli në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqet i lumtur pranë bashkëshortes.
Vlen të përmendet, se Ylli është një nga këngëtarët më të kërkuar në mbrëmjet muzikore, sidomos në ahengjet familjare, pasi zëri dhe paraqitja e tij po pëlqehen jashtëzakonisht shumë nga shqiptarët. /Kosovarja/