Jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt e gjithashtu yjet ndërkombëtarë janë fiksuar pas këngës së re të Elvana Gjatës.
Pak kohë pasi lansoi mini albumin “Çelu”, s’kaloi shumë dhe Elvana publikoi këngën “Loti”, që u prit jashtëzakonisht mirë nga të gjithë, shkruan “Kosovarja”.
Kështu kënga arriti të marrë vëmendjen e yllit botëror, këngëtares Inna, e cila e përkrahu Elvanën dhe vlerësoi në maksimum projektin e saj.
Inna nuk e ka lënë me kaq, ajo sërish ka publikuar të tjera video, ku kësaj radhe shihet duke kënduar shqip këngën “Loti”.
Elvana i ka rishpërndarë videot në profilin e saj dhe ka shkruar: “ U qyqja…Shqipja jote tingëllon shkëlqyeshëm. Kur po këndon shqip më kënaq.” /Kosovarja/