Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ylli botëror inspirohet nga Dafina Zeqiri për sfilatë

nga Revista Kosovarja

Rihanna së fundi është bërë kryetemë e medieve rozë për sfilatën që e organizoi lidhur me koleksionin e ri të markës së saj “Savage X Fenty”.

Në këtë sfilatë kanë parakaluar emrat më të njohur të industrisë së modës, por nuk ka munguar edhe paraqitja e këngëtares.

Rihanna zgjodhi të vishet me të brendshme të zeza me disa elemente me ngjyrë vjollcë, ndërsa flokët i kishte bërë gërsheta.

Moneytizer Paragrafi 4

Një detaj që të bie në sy në këtë paraqitje të saj janë qerpikët, të cilët ishin me ngjyrë blu, kurse të ngjashëm i kemi parë më herët tek një këngëtare shqiptare.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila kishte vënë qerpikë rozë, në klipin e këngës “Million Dollar”, të cilin e solli gjatë muajit gusht.

Në një postim në Instagram, grimeri Arbër Bytyqi që ishte kujdesur për atë ‘look’ të Dafinës shfaqi një foto të një modeles që ishte në sfilatën e Rihannës dhe tha se ngjyra pak është e ndryshme, por që modeli është i njëjtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]