Përfaqësuesi i Kosovës në futboll, Arbër Zeneli, ka muaj që sështë pjesë e fushës për shkak të një lëndimi të rëndë në gju.
Ndërsa, mesa duket pushimi i tij mjekësor i ka dhënë kohë që ai të fikusohet në jetën private, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi, Zeneli ka bërë të ditur se e ka kurorëzuar dashurinë e re me fejesë.
Arbri ka postuar disa fotografi nga momenti i lumtur me, Dafina Hisenin.
“I fejuar me dashurinë e jetës time”, kishte shkruar ai bashkangjitur me imazhet e postuara në Instagram.
View this post on Instagram
Zeneli u fejua për herë të dytë pas dy vitesh nga prishja e fejesës së parë me Majlinda Hodën.
26-vjeçari ka treguar se është drejt shërimit për tu rikthyer në ndeshjet e Kosovës në shtator për kualifikim në Kupën e Botës.
View this post on Instagram