Yllka Brada, kostumografja e shumë shfaqjeve në Teatrin Kombëtar, e filmave që po e shkruajnë historinë e re të kinematografisë në vend dhe e qindra spoteve publicitare.
Ajo, ka treguar se në javën e parë të pandemisë ishte në Jordan, ku bashkë me një grup kishin udhëtuar për ta eksploruar kulturën mistike të këtij vendi të lashtë.

“Ka qenë një eksperiencë unike që nuk do ta harroj, pasi edhe jam inspiruar nga ajo çfarë kam parë”, ka thënë Brada, e cila studimet post-universitare i ka kryer në fushën e modës në Paris.

Yllka, ka treguar se pas ardhjes nga Jordani është karantinuar për dy javë në banesen e saj dhe tutje këtë kohë e ka kaluar duke bërë gjëra të cilat i kishin munguar, shkruan “Kosovarja”.
Ajo, ka treguar se i ka rrugës dy koleksione të reja në fushën e modës.

