Këngëtarja e njohur për atmosferën që sjell në gëzime familjare, Yllka Kuqi, edhe këtë sezon po shkëlqen në çdo paraqitje.
Në dasmën e fundit ku performoi, Yllka u shfaq e veshur me një fustan tejet elegant dhe glamuroz, që e bëri të dukej unike dhe mahnitëse, shkruan “Kosovarja”.

Kujtojmë se Kuqi, me performancat e saj plot energji, vazhdon të ndezë atmosferën në çdo dasmë ku merr pjesë.
Pa dyshim, Yllka Kuqi vazhdon të mbetet një nga emrat më të dashur dhe më të kërkuar në skenën muzikore shqiptare, duke dëshmuar se eleganca dhe talenti i saj shkojnë gjithmonë paralel në çdo paraqitje.
