Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare organizoi sot Samitin e Tretë të Grave të Biznesit të Diasporës. Tema e këtij viti “Gruaja për Zhvillim të Qëndrueshëm” ka mbledhur më shumë se 100 gra sipërmarrëse të suksesshme shqiptare dhe në Diasporë.
I pranishëm këtu , ishte edhe filantropi i njohur , Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani i cili me këtë rast foli mbi rolin e gruas në biznes dhe kontributin e tyre në Diasporë .
Z. Destani në fjalën e tij tha: “ Me shumë kënaqësi po marr pjesë sot në këtë Samit të organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, në këtë ngjarje të rëndësishme me ju sipërmarrëset e suksesshme shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë diasporën shqiptare. Shoqëria shqiptare këtu në trojet tona, por edhe në Diasporë, ka pasur kurdoherë nevojë për zhvillim e forcim dhe ju gratë sipërmarrëse jeni komponentë që po e bëni shoqërinë tonë më të qëndrueshme dhe më të fortë.
Gjatë punës dhe eksperiencës sime mbi 50-vjeçare në Europë e në mbarë botën, kam parë, takuar e njohur zonja fort të nderuara, të cilat kanë qenë një nga shtyllat kryesore të shoqërisë sonë.
View this post on Instagram
Ato i kanë dhënë zë diasporës shqiptare.
Dhe sot, jeni ju Zonja të suksesshme e me emër që e lartësoni çdo ditë e më shumë emrin e Shqipërisë.
Puna juaj si sipërmarrëse sjell të mira për gjithë shoqërinë. Ju jeni shembull frymëzimi për shumë e shumë të reja, për ta bërë jetën e tyre më mirë dhe për t’i shërbyer vendit e trojeve tona me dinjitet”.
z. Lazim Destani , pos fjalimit tij , përshtypjet nga ky Samit i shkruajti edhe rrjetin e tij social.